Telegrafi

Kuçi komenton mesazhet amerikane për demarkacionin me Malin e Zi

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Hajredin Kuçi ka deklaruar se mesazhet rreth çështjes së demarkacionit, të dhëna nga zëvendës-sekretarja amerikane e shtetit, Victoria Nuland, janë të mira për qeverinë, raporton KTV.

“Ato mesazhe do të merren seriozisht nga Qeveria”, ka thënë Kuçi.

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Hajredin Kuçi, duke prezantuar ministren e ardhshme të Drejtësisë, tha: “Ne do ta shfrytëzojmë çdo mundësi që ta gjejmë konsensusin për ta proceduar më tutje marrëveshjen”.

Megjithatë, Kuçi nuk ka treguar më shumë se kur mund të ndodhë një gjë e tillë.