Konsensus kombëtar ka kërkuar zëvendësi i Isa Mustafës, Hajredin Kuçi, për çështjen e demarkacionit me Malin e Zi.
Përveç opozitës, edhe disa deputetë nga PDK-ja dhe LDK-ja, së fundmi janë shprehur se marrëveshja e nënshkruar në gushtin e vitit të kaluar nga ish-zëvendëskryeministri Hashim Thaçi, tash president i vendit, duhet të rishikohet, raporton KTV.
Por, zëvendësuesi i Thaçit në pozitën e zëvendëskryeministrit, ka mendim ndryshe, megjithëse Kuçi nuk ka dashur të flasë nëse koalicioni qeverisës i ka numrat në Kuvend për ratifikimin e kësaj marrëveshjeje.
Kuçi, gjithashtu nuk ka treguar se kur do të dërgohet në Kuvend kjo marrëveshje.