Edvin Kuç ka thënë se Ballkani e meritoi të fitonte në këtë ndeshje edhe pse pësuan humbje 1-0 ndaj Viktoria Plzenit.
Kapiteni i skuadrës nga Suhareka tregoi se ata ishin përgatitur për të fituar në këtë duel, por që u mungoi fati.
“Me kokën e nxehtë është vështirë për të folur. Kemi përgatitur lojën për ta fituar. Plzeni e ka kaluar grupin dhe ka luajtur pa presion”, ka thënë fillimisht Kuç pas ndeshjes për “ArtMotion”.
“E kemi ditur që Plzeni është ekip i fortë fizikisht. Në pjesën e parë ka munguar fati për të shënuar. Portieri i tyre 2-3 herë priti tentimet tona, pastaj një lojtar tjetër e largoi topin nga vija e portës. Do ta provojmë kualifikimin në Zagreb”.
“Kemi bërë shumë lojëra dhe nuk kemi presion. Faktikisht ne shkojmë për të fituar çdo ndeshje. Nuk jemi dorëzuar”.
“Në pjesën e dytë kundërshtari luajti me kundërsulme. Në fund u mposhtëm, por kemi shans dhe do të luftojmë deri në fund. Tani kemi çdo tre ditë lojëra. Na mungoi edhe Ëalid Hamidi dhe Almir Kryeziu që u lëndua në stërvitje.
“Me ta do të ishim ndryshe sepse në momentin e fundit u desh ta ndryshonim edhe taktikën”, ka shtuar më tej ai. /Telegrafi/