Telegrafi

Kubo i dhuroi fanellën e tij tifozit të vogël, por çaste më vonë ndodhi diçka e rrallë

Takefusa Kubo ka marrë vëmendje të madhe për një veprim që ka bërë ndajë një tifozi të vogël.

por, e gjithë pamja u bë edhe më e bukur, kur tifozi vendosi ta nderonte japonezin që ia dhuroi fanellën.

Pak çaste pasi Takefusa Kubo i dhuroi fanellën e tij fansit të tij të vogël, ky i fundit u kthye te ai për t’i dhuruar një qese me kokoshka.

Lexo po ashtu "Messi Kosovar", "Messi Zviceran" - çfarë ka ndodhur me lojtarët që u cilësuan si "Messi i ardhshëm"

Djali priti me durim që lojtari ta dallonte dhe të merrte prej tij dhuratën e vogël si shenjë falënderimi.

Fëmija mori duartrokitje nga disa prej tifozëve vendas.

Lexo po ashtu Lojtari i panjohur që mundi Lionel Messin për çmimin "Goli i Vitit" tani jeton një jetë shumë të ndryshme tetë vite më vonë

Kubo ka qenë në formë fantastike deri më tani këtë sezon, duke shënuar pesë gola dhe duke dhënë tri asistime në 13 paraqitje për Real Sociedad.

Real Madridi ende zotëron 50 për qind të kartonit të lojtarit dhe nëse vazhdon forma e tij e lartë, ata mund ta rikthejnë në skuadër. /Telegrafi/