Telegrafi

Kuba rikthen pas katër dekadash postin e kryeministrit

Presidenti i Kubës, Miguel Díaz-Canel emëroi kryeministrin e parë të shtetit pas më shumë se 40 vitesh.

Ky post është rikthyes sërish, pas vitit 1976 kur ishte larguar nga lideri Fidel Castro, transmeton Telegrafi.

Atë e ka zënë Ministri i Turizmit, Manuel Marrero Cruz duke marrë kështu disa përgjegjësi që i përkisnin vetëm presidentit.

“Kreu i qeverisë do të jetë dora e djathtë administrative e Presidentit të Republikës”shkruan gazeta online e drejtuar nga shteti “Cubadebate”.

Por pavarësisht këtij zhvillimi, kritikët shprehen se çdo ndryshim i tillë është thjesht për fasadë, pasi Partia Komuniste Kubane dhe ushtria mbeten dy institucionet e vetme të vërteta vendimmarrëse në vend. /Telegrafi/