Presidenti i Kubës, Miguel Díaz-Canel emëroi kryeministrin e parë të shtetit pas më shumë se 40 vitesh.
Ky post është rikthyes sërish, pas vitit 1976 kur ishte larguar nga lideri Fidel Castro, transmeton Telegrafi.
Atë e ka zënë Ministri i Turizmit, Manuel Marrero Cruz duke marrë kështu disa përgjegjësi që i përkisnin vetëm presidentit.
“Kreu i qeverisë do të jetë dora e djathtë administrative e Presidentit të Republikës”, shkruan gazeta online e drejtuar nga shteti “Cubadebate”.
Por pavarësisht këtij zhvillimi, kritikët shprehen se çdo ndryshim i tillë është thjesht për fasadë, pasi Partia Komuniste Kubane dhe ushtria mbeten dy institucionet e vetme të vërteta vendimmarrëse në vend. /Telegrafi/