Magazina amerikane Wired, ka publikuar një shkrim në të cilin thuhet se Kuba për disa vjet kishte një vaksinë terapeutike kundër kancerit të mushkërive, por që tani SHBA’ja po e kërkon atë.
Incizimi x-ray i një 55 vjeçareje e diagnostifikuar me kancer në mushkëri, e cila tash e sa kohë po mjekohet me këtë vaksinë, shihet se kjo terapi e ka stopuar rritjen e kancerit në mushkëri.
Administrata e Presidentit Obama janë duke u përpjekur t’i normalizojnë marrëdhëniet me këtë komb, ndërkohë që muajin e kaluar guvernatori Andrew Cuomo në Institution Rosewell Park Cancer, ka finalizuar një marrëveshje me Qendrën e Kubës për Molekula të Imunologjisë për të zhvilluar një vaksinë të kancerit të mushkërive, provat klinike të së cilës do të kryhen në SHBA.
Hulumtuesit amerikanë do të sjellin vaksinën të quajtur “Cimavax” nga SHBA’të për miratim nga Administrata e Ushqimit dhe Barnave.
“Shansi për të vlerësuar një vaksinë si kjo është një perspektivë shumë emocionuese”, thotë Candace Johnson, kryesuesi i Institutit Roswell Park, përkthen në gjuhën shqipe Gazeta Express.
Ndërkohë që Qendra Molekulare e Imunologjisë do t’i japë Institutit Roswell Park të gjithë dokumentacionin (se si është prodhuar, të dhënat e toksicitetit, rezultatet e eksperimenteve të fundit) për aplikimin në Administratën e Ushqimit dhe Barnave