Walter Zenga thotë se kualifikimi në Ligën e Kampionëve është ‘komplikuar’ për Interin, teksa shprehet se nuk ka favoritë për ‘Derby della Madonnina’.
Ish-portieri i Italisë dhe Interit ka folur në lidhje me ish-skuadrën e tij, për të cilën shprehet se do ta ketë të vështirë kualifikimin në Ligën e Kampionëve, ndërsa ka folur edhe për derbin ndaj Milanit.
“Liga e Kampionëve? Unë them se është e komplikuar. Me 26 ndeshje që do të luhen, Interi kanë vetëm 17 pikë . Roma përfundoi e treta me 80 pikë sezonin e kaluar. Llogaritja është e thjeshtë”, ka thënë Zenga Zenga për Gazzetta dello Sport, përcjell Telegrafi.
“Por, sigurisht se Interi e kanë për detyrë për të provuar”.
“Sa për Derby, nuk kam asnjë skuadër të preferuar vërtetë, kjo është një lojë e panjohur dhe tani Interi është plotësisht i panjohur”, përfundoi ish-portieri i Interit. /Telegrafi/