Telegrafi

Kualifikimi në Ligën e Kampionëve, Interi dhe Milani përfitojnë së paku 30 milionë euro

(Foto: Twitter/Inter)

Interi dhe Milani e kanë konfirmuar pjesëmarrjen në sezonin 2022/2023 në Ligën e Kampionëve duke garantuar përfitime shtesë prej së paku 30 milionë euro.

Fitoret respektive në fundjavë nga skuadrave kryeqytetase, Roma dhe Lazio, siguruan që dy klubet nga qyteti i Milanos nuk mund ta përfundojnë këtë edicion poshtë pozitës së katërt.

Lexo po ashtu Interi fiton me lehtësi derbin ndaj Romës dhe bëhet lider në Serie A

Porse, në fakt, dy skuadrat rivale janë konkurrentet reale për Scudetto, ndërkohë që e kanë arritur objektivin e primar – kualifikimin në garën më të madhe evropiane për klube.

Sipas Calcio e Finanza, ky kualifikim siguron minimalisht 30 milionë euro të ardhura të reja për sezonin e ardhshëm.

Lexo po ashtu Milani i falet Tonalit - vazhdon ëndrrën për Scudetto në fitoren e mundimshme ndaj Lazios

Milani është lider i Serie A me 74 pikë, ndërsa Interi ndodhet në vend të dytë me 72 pikë (por ka një ndeshje më pak të zhvilluar, ndaj Bolognas). /Telegrafi/