Përfaqësuesja e Kosovës mposht mbrëmë (e enjte) nga Maqedonia e Veriut me rezultat 2-1 dhe humbi mundësinë e artë për ta siguruar një vend për Euro 2020.
Dardanët ishin të pafat në gjysmëfinalen e “Play-Off” pasi u mposhtën nga përfaqësuesja fqinje dhe humbën mundësinë të luajnë në finale me Gjeorgjinë.
Megjithatë, kjo humbje nuk e dëmtoi ekipin përfaqësues të Kosovës në aspektin sportiv, por edhe në atë financiar.
UEFA kishte ndarë 9.25 milion euro të destinuara të shkojnë për të gjithë federatat që kualifikohen në grupe të Euro 2020.
Çdo fitore në grup vlen 1.5 milion euro, ndërsa barazimi 750 mijë euro, ndërsa kualifikimi nga grupet sjellë edhe dy milion euro të tjera ekstra për kombëtaret.
Kështu, mos-kualifikimi i ka kushtuar Dardanëve rreth 10 milionë euro në aspektin financiar.
Ndryshe, fituesi i përballjes Gjeorgji-Maqedoni e Veriut do të jetë në grup me Holandën, Austrinë dhe Ukrainën. /Telegrafi/