Telegrafi

Kualifikimi i Distria Krasniqit në gjysmëfinale – presidentja Osmani nis festën në Paris

Xhudistja kosovare, Distria Krasniqi, është një hap larg sigurimit të medaljes së parë për Kosovën, pasi është kualifikuar në gjysmëfinale të Lojërave Olimpike ‘Paris 2024’.

Ditën e sotme Distria e nisi me këmbë të mbarë, duke mposhtur me Ippon xhudisten nga Indonezia, Maryam March Maharani e vlefshme për 52 kilogramë.

Në të njëjtën mënyrë, pra me Ippon, Distria arriti që ta mposht edhe kundërshtaren izraelite Gefen Primo, për të siguruar kualifikimin në gjysmëfinale.

Në këtë fazë, Krasniqi do të ketë punë me italianen Odette Giuffrida, duel ky që pritet të fillojë nga ora 16:00.

Fitores së Distrias iu gëzua shumë edhe Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e cila u pa shumë e emocionuar duke festuar me flamurë në dorë./Telegrafi/