Site icon Telegrafi

Ku u shpenzuan mbi 8 mijë euro nga ministri Vitia dhe zëvendësit e tij?

Shpenzimet gjashtë mujore në Ministrinë e Shëndetësisë, kapin shifrën e 8 mijë e 297 euro.

Këto para u shpenzuan nga ministri Arben Vitia dhe dy zëvendësit e tij, Dafina Gexha-Bunjaku dhe Arsim Berisha.

Sipas të dhënave që ka siguruar Telegrafi nga qasja në dokumentet publike, ministri Arben Vitia i vetëm për gjashtë muaj shpenzoi 4 mijë e 317 euro.

Pas tij, renditet zëvendësministri Arsim Berisha i cili nga janari deri në qershor, në total shpenzoi 2 mijë e 765 euro.

Në anën tjetër zëvendësministrja Dafina Gexha-Bunjaku për të njëjtën periudhë shpenzoi 1 mijë e 154 euro.

Shpenzimet Ministria e Shëndetësisë brenda gjashtë muajve/Grafika dhe dizajni: Endrit Dallaveraj/Telegrafi.com

Nga 8 mijë e 297 euro që u shpenzuan në total nga treshja e MSh-së, 643 euro u shpenzuan për udhëtime zyrtare të cilat ministri Arben Vitia dhe zëvendësi i tij Arsim Berisha i realizuan në Tiranë dhe Gjermani, shkruan Telegrafi.

Lexo po ashtu Ministri Peci apo ministri Rashiq – cili shpenzoi më shumë para për gjashtë-shtatë muaj?

Sipas të dhënave nga qasja në dokumentet publike, figuron se treshja e Ministrisë së Shëndetësisë, i shpenzuan edhe 3 mijë e 550 euro, por për të njëjtat nuk është cekur se ku janë shpenzuar.

Në dokumente shpenzimi i këtyre mjeteve figuron vetëm si “shpenzimet e reprezentacionit”.

Shpenzimet Ministria e Shëndetësisë brenda gjashtë muajve/Grafika dhe dizajni: Endrit Dallaveraj/Telegrafi.com

Në anën tjetër për gjashtë muaj Vitia, Gexha-Bunjaku dhe Berisha shpenzuan në total 722 euro për telefoni mobile. Kurse për karburant të njëjtit shpenzuan trefishin e parave që harxhuan për telefon.

3 mijë e 381 euro kapin shifrën shpenzimet për karburant nga treshja e MSh-së për periudhën janar-qershor.

Nga to 1 mijë e 458 euro i shpenzoi ministri Arben Vitia, 1 mijë e 385 euro të tjera u shpenzuan nga zëvendësministri Arsim Berisha, kurse zëvendësministrja Dafina Gexha-Bunjaku shpenzoi vetëm 538 euro. /Telegrafi/

Exit mobile version