Telegrafi

Ku renditet Kosova: Zvicra me rrogën mesatare më të madhe në botë

Publikohet lista e shteteve me mesataren më të lartë të pagave mujore për kokë-banori.

Si zakonisht vendin e parë e zë Zvicra, e cila ka një pagë mesatare prej 6 mijë e 301 dollarë.

Australia renditet e dyta, e cila shtetasve të vet u ofron 3 mijë e 780 dollarë si pagë mesatare mujore.

Danimarka është vendi i tretë më i “pasur” dhe ka një mesatare prej 3 mijë e 269 dollarë për muaj.

SHBA-të me 3 mijë e 258 dhe Irlanda me 2 mijë e 991 dollarë renditen në vendet pasuese.

Anglia, Holanda, Gjermania, Japonia dhe Kanada janë shtetet pasuese që shtetasve të vet u ofrojnë mesatare prej mbi 2 mijë e 500 dollarë.

Vlen të theksohet se rroga mesatare në Kosovë është rreth 300 euro. /Telegrafi/