Vazhdimisht është spekuluar për të ardhmen e Cristiano Ronaldos, por duket se superylli portugez ndjehet komod te Real Madridi, ku dëshiron të qëndrojë sa më gjatë.
Njoftimet e reja thonë se ai është në bisedime që ta vazhdojë kontratën me Los Blancos.
Marca raporton se 31-vjeçari do të nënshkruajë kontratë të re pesëvjeçare me Mbretërit, e cila do ta mbajë në Bernabeu deri në vitin 2021.
Asokohe, CR7 do të jetë 36 vjeç dhe gjasat janë të mëdha që edhe ta mbyllë karrierën te Reali.
Kujtojmë që Ronaldo kaloi në Madrid në vitin 2009 nga Manchester Unitedi. /Telegrafi/