Site icon Telegrafi

Ku qëndron e ardhmja e Gareth Bale – klubet që mund ta transferojnë anësorin e Realit

Gareth Bale (Foto: David Ramos/Getty Images/Guliver)

Pyetja tashmë nuk është se a do të jetë Gareth Bale lojtar i Real Madridit në sezonin e ardhshëm, por cili klub do të trokasë në derën e Los Blancos për shërbimet e uellsianit.

Tifozët në Santiago Bernabeu nuk janë aspak të kënaqur me paraqitjet e anësorit, ndërsa jo rrallë herë e kanë fishkëllyer. Së fundmi kjo ndodhi në ndeshjen kundër Eibarit.

Gareth Bale (Foto: Denis Doyle/Getty Images/Guliver)

Pas largimit të Cristiano Ronaldos, ky ka qenë sezoni në të cilin Bale është dashur ta dëshmonte veten, por kjo nuk ka ndodhur, prandaj Marca i ka përmendur disa prej klubeve ku mund ta vazhdojë karrierën 29-vjeçari.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Gareth Bale

Manchester United
Djajtë e Kuq kanë shpenzuar qindra miliona dollarë, mirëpo nuk e kanë fituar Ligën Premier që nga sezoni 2012/2013. Ata janë në kërkim të një lojtari që mund t’i udhëheqë drejt sukseseve. Derisa Reali është në kërkim të Paul Pogbas, dy klubet mund të arrijnë marrëveshje për shkëmbimin e lojtarëve.

Gareth Bale (Foto: Denis Doyle/Getty Images/Guliver)

Bayern Munich
Liga e Kampionëve është objektivi që bavarezët duan ta fitojnë sërish në vitet në vijim. Kampioni gjerman duhet t’i zëvendësojë anësorët Franck Ribery dhe Arjen Robben, prandaj Bale mund të jetë njëri prej zëvendësuesve.

Tottenham Hotspur
Rikthimi te Spursat do të ishte një shtytje e madhe për klubin që sapo është vendosur në stadiumin e ri të shtrenjtë. Ata kanë disa opsione fantastike në sulm, por nëse vendosin të bëjnë ndryshime, atëherë Bale mund të jetë njëri prej opsioneve në treg. /Telegrafi/

Exit mobile version