Site icon Telegrafi

Ku punohet më shumë “në të zezën” në Ballkan

Foto: Ilustrim

Studimi i Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal është financuar nga Bashkimi Evropian

Punësimi informal e vendos Shqipërinë në vend të dytë në rajon, pas Malit të Zi, thotë Këshilli i Bashkëpunimit rajonal nëpërmjet platformës për punësim dhe çështjet sociale.

Kështu, sipas Këshillit, punësimi informal në Shqipëri përbën 30.3% të tregut të punës, çka do të thotë se, thuajse 1/3 të punësuar në vend, punon në të zezë, pjesërisht ose plotësisht. Të dhënat e fundit i referohen vitit 2017.

Ndërkohë, aksioni i qeverisë për të formalizuar tregun e punës ka filluar që në vitin 2015, dhe shifrat tregojnë se, rezultatet nuk janë ende aty ku duhet. Në raportin për Shqipërinë, të përpiluar që në vitin 2018 thuhet se, informaliteti më i lartë raportohet në sektorin e manifakturës, si dhe në atë të shërbimeve, me rreth 40%.

Sa i përket krahasimit me vendet e rajonit, Mali i Zi është i pari me 33% të punësimit, informal, më pas ndjek pikërisht vendi ynë dhe më pas Bosnje Hercegovina me 30%, përcjell albinfo.ch.

Kosova me 23%, Serbia me 20.7% dhe Maqedonia e Veriut me 18.1% mbyllin klasifikimin e vendeve të rajonit sipas peshës që informaliteti zë në tregun e punës. /Telegrafi/

Exit mobile version