Si krahasohen pagat neto në të gjithë Evropën për disa nga pozicionet më të kërkuara? Euronews Business hedh një vështrim më të afërt se çfarë i pret njerëzit, nëse zhvendosen nga një vend në një vend tjetër.
Migrimi për një të ardhme më të mirë shpesh vjen me sfida dhe një nga kryesoret është të zbulosh se ku janë ofertat më të mira, si për shembull kush jep rrogat më të mira, si është kostoja e jetesës etj.
Në këtë drejtim, vë në pah shkrimi i Euronews, përcjell Telegrafi, në vitin 2021, gjysma e 3.7 milionë njerëzve që u zhvendosën në BE e bënë këtë për arsye financiare dhe familjare, si nga brenda ashtu edhe jashtë bllokut.
Dhe për të treguar se “ku në Evropë mund të fitoni më shumë për të njëjtën punë”, mediumi në fjalë ka publikuar disa të dhëna.
Për shembull, sipas Eurostat, pagat mesatare vjetore (për një person të vetëm) varionin nga 81,818 euro në Zvicër, deri në 15,335 euro në Greqi në 2022. /Telegrafi/