Site icon Telegrafi

“Ku në dreq është Harry Kane” – tifozët e Chelseat këndojnë në miqësoren ndaj Tottenhamit

Chelsea është duke u përballur me Tottenhamin në një ndeshje miqësore.

The Blues po përgatitet për Superkupën e Evropës, pasi më 11 gusht takohet me Villareali.

Fituesi i Ligës së Kampionëve do të ketë punë me atë të Ligës së Evropës, ndërsa të dy skuadrat kanë përzgjedhur në ditët e fundit kundërshtar të fortë, veçanërisht skuadra londineze.

Ata arritën të mposhtin Arsenalin me rezultat 2-1 para pak ditësh, ndërsa tani po ftojnë ndaj Spurs me rezultat 1-0.

Por, tifozët e Chelsea gjatë pjesës së parë kanë kënduar emrin e Harry Kanes, anëtarit të Tottenhgamit, duke e pyetur për sulmuesin.

“Ku në dreq është Harry Kane?”, ishte kënga e tyre në drejtim të Spurs.

Kujtojmë se golin në pjesën e parë e ka realizuar Hakim Ziyech në minutën e 16-të, me një asistim të N’Golo Kantes. /Telegrafi/

https://twitter.com/EMINIALEXXNG/status/1423003887548706822

Exit mobile version