Telenovela e parë shqiptare “Njerëz dhe Fate” kishte fituar zemrat e të gjithëve shqiptare në vitet 2002-2003.
Një përshkrim i realitetit të hidhur të shqiptarëve në atë kohë, bëri që tema që trajtohej në këtë telenovelë të arrinte në shtëpitë e të gjithë shqiptarëve.
“Njerëz dhe Fate” ishte një prodhimi RTSH-së dhe Vedis+, me një kastë të madhe aktorësh, në mesin e tyre edhe një aktore nga Kosova, Arta Muçaj.
Kjo e fundit kishte rolin më negativ në këtë telenovelë, atë të ‘Didit’, vajzës së keqe e cila merrej me trafikim dhe që futi në lojë Florin, një djalë të ri nga një familje e qetë.
Kjo telenovelë zgjati vetëm 20 episode dhe nuk u vazhdua më, gjersa aktorët vazhduan karrierën e tyre individuale nëpër projekte filmike të ndryshme.
Arta Muçaj në një intervistë të dhënë së fundmi për Telegrafin, ka folur gjerë e gjatë rreth karrierës së saj si aktore, dhe jetën e saj që tashmë e ndan mes dy kontinenteve, atë të Evropës dhe Australisë.
E pyetur se sa ndjen mall për rolin e saj në “Njerëz dhe Fate”, Arta tregoi me shumë nostalgji se i mungon shumë ajo kohë, e cila në fakt i kishte dhuruar edhe famën në fillimet e karrierës së saj.
“‘Didi’, një personazh që mua pak a shumë më bëri të njohur në Shqipëri. Sepse në atë kohë unë kisha projekte në teatër por ekrani është magjik. ‘Didi’ do të ngelet një nga rolet më të përzemërta të mijat. Me vjen keq që nuk u vazhdua si projekt. Akoma njerëzit vazhdojnë të më shkruajnë e të më njohin nga ky rol”, ka thënë Arta Muçaj.
Për të lexuar intervistën e plotë të saj, mund të klikoni KËTU. /Telegrafi/