Këngëtari Seven Saraqi ka ditë që ka paralajmëruar këngën e tij më të re, që do ta sjellë këto ditë.
“Ku je” mban titullin projekti i tij më i ri muzikor, muzikën dhe tekstin e së cilës i ka realizuar vet këngëtari.
Këtë vit, ai ka qenë shumë aktiv me projekte të reja, teksa ka sjell dy bashkëpunime që janë pritur shumë mirë nga publiku: “Pa ty” me Argjentina Ramosajn, dhe “Lulija” me Melinda Ademin.
https://www.youtube.com/watch?v=CSMgPq2JakQ
Seveni ka potencuar për Telegrafin se kënga e tij e re do të jetë një prej këngëve më të veçanta të tij për këtë verë.
Teksti flet për dashurinë e një personi që është në kërkim, dhe pritet të jetë një këngë e bukur R&B.
Telegrafi ka përcjell nga afër edhe xhirimet e klipit, të kryera pak ditë më parë në disa lokacione në Kosovë.
Edhe në këtë klip, këngëtari Saraqi do të vijë mjaft i veçantë në performancë dhe stil, teksa interpreton pranë një vajze.
Ana vizuale e projektit i është besuar produksionit Entermedia, ndërsa në vazhdim ju prezantojmë me disa skena ekskluzive nga xhirimet e klipit “Ku je”. /Telegrafi/