Këngëtarja nga Shqipëria, Barbana Dini, ka publikuar një prej projekteve më të veçanta në jetën e saj.
“Ku je”, titullohet kënga e saj e re e cila është një baladë R&B, bashkëpunim me vëllanë e saj të ndjerë, këngëtarin Ergi Dini.
Ajo ka miksuar zërin e vëllait të ndjerë nga këngët e fundit që ai kishte punuar në studio, duke e kombinuar me zërin e saj për të krijuar atë që do të mund të quhej “bashkëpunimi i fundit vëlla e motër në këtë tokë”.
Muzika ishte realizuar nga vet Ergi i ndjerë, i cili kishte shkruar edhe një pjesë të tekstit.
Ndërkohë, vargjet e interpretuara nga Barbana i ka shkruar tekstshkruesi i njohur, Pandi Laço.
Klipi i këngës është realizuar nga MAX Production, që gjithashtu kanë përdorë sekuenca nga xhirimet e klipit të tij të fundit me këtë produksion, sa ishte gjallë.
Ergi Dini përndryshe u nda nga jeta në vitin më 21 nëntor të vitit 2016, nga një aksident tragjik me motoçikletë në Tiranë. /Telegrafi/