Site icon Telegrafi

Ku janë sot aktorët e serialit “Pasionet e Fshehta”? (Foto)

Çfarë po bëjnë sot aktorët e serialit më të shikuar nga shqiptarët?

Ishte seriali më i shikuar dhe më i komentuar nga shikuesit shqiptarë në kohën kur është shfaqur në një nga televizionet tona.

‘Pasion de Gavilanes’, apo siç është njohur tek ‘Pasionet e Fshehta’ ka bërë që të ‘dashurohemi’ në personazhet e tij, tri motrat dhe tri vëllezërit që kanë arritur t’i bëjnë për veti motrat Elizondo, transmeton lajmi.

Gjithashtu, seriali i transmetuar gjatë viteve 2003 – 2004, ka pasur ndër femrat më të bukura ndonjëhërë në të.

Por, ku janë tash aktorët që kanë luajtur Normën, Huanin e Himenën?

Danna Garcia, e njohur tek ne për rolin e Normës, po vazhdon të mirret me filma dhe seriale latine. Pas disa serive, ajo do të shfaqet edhe në një fillm komedi gjatë vitit 2016.

Paola Rey, e cila ka luajtur rolin e tëp bukurës Himena, gjtihashtu po vazhdon të mirret me serialet latine, ndërsa tani mund të shihet në serialin e vitit 2015, ‘Sala de urgencias’.

‘Sarita’, aktorja Natasha Klauss ka qenë motra më e rezervuar ndërsa edhe sa i përket karrierës së saj duket se ka mbetur kështu, pasi nuk është se mirret me projekte të shumta.

Ndërsa këngëtarja ‘Rosario Montes’ është bërë nënë e një vajze.

Edhe ‘Huan Rejes’, aktori Mario Cimarro siç duket i ka ndalur projektet e serialeve, por ai do të shihet në një film me titullin ‘The Black Russian’ që do të shfaqet në vitin 2016.

E njëjta edhe me ‘Frankon’ dhe ‘Oscar’, të cilët po marrin pjesë vetëm si mysafirë në seriale e filma latinë.

Exit mobile version