Site icon Telegrafi

Ku është sot skuadra e famshme kroate nga Kupa e Botës 2018: Vetëm një luan në nivelin më të lartë

Skuadra legjendare e Kroacisë, e cila luajti në finalen e Kampionatit Botëror “Rusi 2018”, ka ndryshuar shumë në një periudhë të shkurtër kohore dhe një numër i madh i akterëve nuk luajnë më fare futboll.

Kanë kaluar gjashtë vite nga suksesi më i madh në historinë e futbollit kroat. Gjenerata e Artë e udhëhequr nga trajneri Zlatko Dalic fitoi medaljen e argjendtë në botëror.

Në vitin 2018, Kroacia arriti në finalen e Kupës së Botës në Rusi dhe aty u ndalua nga Kombëtarja e Francës, e cila fitoi finalen e Moskës me rezultat 4-2.

Golashënues për Francën ishin Antoine Griezmann, Paul Pogba, Kylian Mbappe dje një autogol, ndërsa golashënues për kroatët ishin Ivan Perisic dhe Mario Mandzukic.

Brezi i famshëm i Kroacisë u përfaqësua në finale nga lojtarët e mëposhtëm:

Subasic; Vrsaljko, Lovren, Vida, Strinic; Rakitic, Brozovic; Rebic, Modric, Perisic; Mandzukic.

Të gjithë ata ishin anëtarë të ekipeve më të forta në botë në atë kohë, kështu që nuk është për t’u habitur se çfarë suksesi arritën. Dy lojtarë kanë luajtur për Interin dhe nga një për Real Madridin, Barcelonën, Milanin, Juventusin, Liverpoolin, Atletico Madridin, Eintrachtin Frankfurtin, Besiktasin dhe Monacon.

Kohët kanë ndryshuar, dhe gjashtë vite më vonë, vetëm Luka Modric është një futbollist që luan në nivelin më të lartë dhe është anëtar i Real Madridit. Në rrjetet sociale po qarkullon një foto që tregon se sa shumë ka ndryshuar në vetëm gjashtë vite.

Katër futbollistë nuk luajnë më futboll, përkatësisht Ivan Strinic, Mario Mandzukic, Danijel Subasic dhe Sime Vrsaljko.

Së bashku me Modricin, në “pesë ligat” luan vetëm Ante Rebic, i cili është anëtar i Lecces dhe që sapo po përpiqet të ringjallë karrierën e tij.

Ivan Perisic është anëtar i PSV-së, ndërsa mbrojtësit Domagoj Vida dhe Dejan Lovren janë në Greqi (AEK dhe PAOK). Marcelo Brozovic zëvendësoi futbollin evropian me atë aziatik dhe aktualisht luan për Al-Nassr në Arabinë Saudite, ndërsa Ivan Rakitic është anëtar i Hajduk Splitit. /Telegrafi/

Exit mobile version