Telegrafi

Ku është përmendorja e ”Aleksandrit” që u hoq prej aeroportit të Shkupit?

Pas miqësimit me Greqinë, Zoran Zaev paralajmëroi se emri i aeroportit dhe autostradës ”Aleksandri i madh” do të ndërrohen si shënjë e fqinjësisë së mirë.

Kjo u realizua! Tani aeroporti e ka emrin ”Aeroporti ndërkombëtar i Shkupit” dhe autostrada e ka emrin ”Miqësia” apo anglisht ”Friendship”.

Vendosja e tabelave të reja të autostradës ”Miqësia”

Gjithashtu, si shenjë bashkëpunimi në mes shteteve për të ardhmen, Maqedonia e hoqi edhe përmendoren e Aleksandrit të madh nga aeroporti dhe e njejta tani më është në një vend tjetër, shkruan Telegrafi Maqedoni.

Heqja e përmendores më 1 mars, 2018

TAV, kompania turke që e ka aeroportin me koncesion për heqjen e përmendores thotë ”Ne i kemi kryer thuajse të gjitha punët që na janë dhënë lidhur me vendimin e Qeverisë për ndryshim të emrit të aeroportit. Të gjithë këto ndryshime janë bërë me harxhimet tona. Pasi kemi hequr përmendoren, i njejti i është dorëzuar institucioneve përkatëse, respektivisht shërbimeve të Qeverisë.”

Për linjën e re direkte Athinë-Shkup-Athinë, nga TAV thonë se nuk ka ndonjë kërkesë për leje të aterimit në aeroport. /Telegrafi/