Site icon Telegrafi

I kthyeri nga ISIS-i: Këto vende evropiane do të sulmohen së shpejti

Një ish militant i Shtetit Islamik, që ka dhënë informacione për planet e grupit terrorist, ka thënë se ISIS-i po planifikon sulme të njëkohshme në Britani të Madhe, në Francë dhe në Gjermani.

Harry Sarfo, i cili ishte i lindur në Gjermani por i rritur në Britani të Madhe, ka thënë se komandantët e ISIS-it po planifikojnë që të kryejnë një numër sulmesh në Europë.

Lexo po ashtu Ofertë “me kusht” për David Cameron: Miliona dollarë, sulltan dhe haremin e tij (Foto)

Ai ka deklaruar për gazetën amerikane New York Times, se kur kishte shkuar në Siri në vitin 2015, atij i ishte kërkuar që të kthehej në qytetin e tij në Bremen të Gjermanisë për të kryer sulme terroriste, transmeton Klan Kosova.

Lexo po ashtu Përleshje në një qendër refugjatësh në Gjermani, shfrytëzohen edhe karriget (Video)

Sarfo thotë se ishte takuar me disa anëtarë të maskuar të ISIS-it, të cilët i kishin thënë atij dhe një mikut të vet, që të kthehen në Gjermani.

Lexo po ashtu “Harroni çantat dhe kërceni”: Momentet kur pasagjerët largohen nga aeroplani i kapluar nga tymi (Video)

Sarfo i cili për momentin është i burgosur në Gjermani nën akuzat për përfshirje në terrorizëm, ka thënë se në ISIS kishte shumë të rekrutuar nga Britania e Madhe e Gjermania, por se ishin larguar nga atje para se të kryenin ndonjë sulm në këto vende evropiane.

Lexo po ashtu Pastori tentoi të thyente rekordin e Jezusit, vdes pas 30 ditësh agjërim

Mirëpo në anën tjetër thotë Sarfo, kishte mjaftueshëm vullnetarë për të kryer sulme terroriste në Francë.

Sarfo thotë se kishte vendosur që të largohej nga kalifati i ISIS-it pas tre muajsh, pasi që kishte përjetuar tmerrin atje.

Exit mobile version