Telegrafi

Kthimi, realizim i ëndrrës për Moratan

MADRID, SPAIN - APRIL 12: Alvaro Morata of Real Madrid celebrates after scoring Real's 4th goal during the La Liga match between Real Madrid and Almeria at Santiago Bernabeu stadium on April 12, 2014 in Madrid, Spain. (Photo by Denis Doyle/Getty Images)

Alvaro Morata thotë se e ka realizuar ëndrrën e tij me rikthimin te Real Madridi nga Juventusi.

Sulmuesi spanjoll u largua nga Los Blancos në vitin 2014 për të shkuar te kampioni i Italisë, ndërsa klubi spanjoll e aktivizoi klauzolën për riblerjen e tij.

“Është një realizim ëndrre dhe mezi pres të filloj”, ka thënë Morata.

“Kam kaluar dy sezone të shkëlqyera te Juventusi, kam mësuar shumë dhe mund të jem vetëm falënderues, sepse pa këtë përvojë nuk do të isha këtu”, ka shtuar ai.

Nuk dihet nëse Reali do ta mbajë lojtarin apo do ta shesë te ndonjë klub tjetër. /Telegrafi/