Site icon Telegrafi

Kthimi i NASA-s në Hënë fillon sot – çfarë është misioni Artemis dhe ku mund ta shikoni atë?

Njerëzit nuk kanë qenë në Hënë për 50 vjet. Por një lëshim i raketës pa ekuipazh i NASA-s i vendosur për të hënën do të jetë hapi i parë drejt kthimit të astronautëve në sipërfaqen hënore dhe përfundimisht udhëtimit për në Mars.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, raketa e NASA-s Space Launch System është planifikuar të lëshohet për herë të parë ndonjëherë (rreth orës 14:33 sipas kohës në Kosovë) nga Qendra Hapësinore Kennedy në Florida.

Raketa do të shtyjë kapsulën e ekuipazhit Orion – pa ekuipazh në bord – 450,000 kilometra nga Toka në një orbitë të largët rreth Hënës.

Kapsula do të “bie” në tetor në brigjet e San Diegos.

Lexo po ashtu Artemis gati për t'u nisur - krejt çfarë dihet për misionin e NASA-s për të rikthyer njerëzit në Hënë

Lansimi i saj është i pari i programit hënor Artemis të NASA-s.

Misioni 42-ditor që nis të hënën synon të shtyjë kapsulën në kufijtë e saj për t’u siguruar që është gati të mbajë një ekuipazh në misionet e ardhshme.

Dhe misioni i ardhshëm Artemis, i caktuar për jo më herët se 2024, është vendosur të mbajë një ekuipazh rreth Hënës.

Ndërsa deri në vitin 2025 ose më vonë, Artemis III pritet të zbarkojë gruan e parë dhe personin e parë me ngjyrë në Hënë. /Telegrafi/

Exit mobile version