Telegrafi

Kthimi i Marchisios i ka gëzuar të gjithë te Juve

Claudio Marchisio i është kthyer futbollit pas mungesës afatgjate si pasojë e lëndimit që e la gjashtë muaj jashtë fushe.

Mesfushori Juventusit u inkuadrua nga minuta e parë në fitoren prej 4-1 kundër Sampdorias dhe trajneri e ka lëvduar paraqitjen e tij.

“Ishte gjë e mirë që na u kthye Marchisio. Në aspektin e pozicionimit dhe inteligjencës taktike, ai është shumë i vlefshëm për ekipin”.

Kthimi i Marchisios i ka gëzuar tifozët e Juves.

“Ne e zhvillojmë mirë lojën kur e lëvizim topin shpejt dhe kjo ndodhi sot (e mërkurë). Kur e ulëm tempin, lejuam që Samp të kthehej në lojë”, ka thënë trajneri.

Lexo po ashtu Juve-Sampdoria, lojtarët që fillojnë ndeshjen

Juventusi kryeson kampionatin italian me dy pikë më shumë se pozita e dytë që mbahet nga Roma. /Telegrafi/