Fanella e Barcelonës me Leo Messin dhe numrin 10 për sezonin 2021-2022 është larguar nga dyqanet zyrtare të klubit, pasi lojtari shkoi në Paris Saint-Germain.
Barca me kompaninë Nike kanë afërsisht dy muaj kohë për t’i kthyer prapa fanellat që janë shitur deri tani, por sasia e fanellave të gjashtë herë “Topit të Artë” është shumë e madhe.
Sipas studimeve të ndryshme, deri tani 8 nga 10 fanellat e Barçës që ishin shitur mbanin numrin ’10’ të Leo Messit, që do të thotë të ardhura prej 20 deri në 30 milionë euro në sezon për klubin.
Drejtori i përgjithshëm i Diagonal Inversiones, Marc Ciria, shpjegoi për EFE se fansat tani po blejnë më shumë fanellën e Memphis Depay dhe se ai “mund të shesë 5 nga 10 fanella të klubit dhe kështu të parandalojë rëniet e mëdha në shitje, ku pritet të ketë një ulje përtej 30 për qind”.
Fanella e Barcelonës për sezonin 2021-2022 ka dal në shitje nga 16 qershori.
Kështu, tifozët e Barçës kanë pasur praktikisht dy muaj kohë për ta blerë fanellën me numrin ’10’ të Messit.
Këtë verë ka qenë e zakonshme që në rrugët e Barcelonës të shohësh tifoz me fanellën e Messit. /Telegrafi/