Këngëtarja e njohur Anjeza Shahini tash e disa vite është martuar me Paul Edward Conolly, dhe jeton në Mbretërinë e bashkuar.
E njëjta kthehet shpesh në Shqipëri për të realizuar projekte të reja, ndërsa çmallet me familjen dhe shoqërinë e saj.
Ajo shquhet për vokalin e saj të fuqishëm si dhe paraqitet dinjitoze ndër vite që ka bërë në festivale apo edhe në klipe muzikore, ndonëse pak më rrallë në këto të fundit.
Një ndër projektet më të suksesshme të saj cilësohet bashkëpunimi me grupin Marigona, kënga “Mes Nesh”, e cila ishte një hit i padiskutueshëm i vitit 2004.
Edhe më i veçantë ishte klipi i kësaj kënge, në të cilin Anjeza si 16 vjeçare ishte shfaqur mjaft me stil dhe e veçantë për kohën.
Së fundmi, ajo ka ndarë me ndjekësit e saj në rrjetet sociale një fotografi nga prapaskenat e këtij kripi, ku ka kujtuar me mall një ndër projektet më të veçanta në karrierën e saj.
Marigona ndërpreu karrierën muzikore, ndërsa Shahini vazhdoi suksesshëm duke sjell edhe plot këngë të njohura, të cilat përshkruajnë suksesin e saj. /Telegrafi/