Telegrafi

Ktheu në jetë këlyshin nëpërmjet frymëmarrjes artificiale dhe masazhit të zemrës (Video)

Nontawit Vasee e ka kthyer në jetë një këlysh që nuk po merrte frymë, nëpërmjet frymëmarrjes artificiale dhe masazhit të zemrës.

Brownie solli në jetë gjashtë këlysh në Samut Sakhon të Tajlandës, por njëri prej tyre nuk lëvizte dhe i mbante sytë mbyllur, transmeton Telegrafi.

Për këtë arsye, nëna pesëvjeçare e injoroi duke u kujdesur për të vegjlit saj të shëndetshëm dhe të fortë.

Mirëpo, pronari 30-vjeçar u përkushtua për këtë qen të vogël dhe nisi ta ndihmonte, megjithëse nuk ka asnjë praktikë në intervenimet veterinere.

Tani që ka gjashtë janë, këlyshi është i fortë dhe i shëndetshëm, njëjtë sikur edhe pesë të afërmit tjerë.

“Nuk desha ta lija në atë formë, andaj u përpoqa për dhjetë minuta të mundimshme. Tani e kam këlysh të preferuar dhe po kalon shumë mirë mes motrave dhe vëllezërve”, ka thënë Vasee. /Telegrafi/