Në garën Rallysprint Aficio de Calvia që është zhvilluar në Mallorca të Spanjës, një veturë nuk ia ka dalë të zë kthesën si duhet, dhe ka hyrë në vendin ku qëndronin shikuesit.
Si pasojë janë lënduar gjashtë persona, katër prej të cilëve vetëm me lëndime të lehta, transmeton Telegrafi.
Por, njëjtë nuk ka ndodhur edhe më dy viktima tjera, që ndodhen në gjendje kritike, me gjasa të pakta që të shpëtojnë.
El Mundo raporton se kujdestarët u kanë kërkuar shikuesve që të largohen nga ai vend, por ata janë kthyer sërish sapo ata janë larguar.
Meqenëse në këtë vend janë shkaktuar edhe aksidente të mëparshme, është quajtur ‘kthesa e mallkuar’, shkaku i rrezikshmërisë së lartë. /Telegrafi/