Turistes së johur vetëm si Gu, pasi është kthyer në Shangai të Kinës nga shëtitjet në Kili dhe Amazonë, i kanë dalë nga këmba dy krimba të pazakontë.
E tëra që mbante mend 28-vjeçarja është se u pickua nga një insekt në madhësi të kikirikut, por nuk ka pasur ndonjë problem, transmeton Telegrafi.
Me tu kthyer në shtëpi, asaj kanë nisur t’i kruhet këmba dhe të ndjente dhimbje, derisa i kanë dalë gjallesat misterioze.
Pas kontrollit te mjeku dhe pastrimit të plagës, ajo nuk ka ndonjë problem shëndetësor, por është shumë e shqetësuar.
Ekspertët janë duke i shqyrtuar krijesat, që nuk janë parë kurrë më parë. /Telegrafi/