Site icon Telegrafi

Kthehet në rigjykim çështja kundër të akuzuarve për falsifikim të dokumenteve

Gjykata e Apelit e Kosovës ka vendosur që çështja e të akuzuarve F.T., S.T. dhe G.Sh. për veprat penale falsifikimi i dokumenteve, keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar, është anuluar dhe çështja penale do t’i kthehet gjykatës së shkallës së parë në rigjykim.

Aktgjykimi i Gjykatës Themelore në Ferizaj, i datës 20.11.2018, për pjesën dënuese dhe liruese, për tre të akuzuarit, e që përfshinë veprat penale “Ushtrimi i ndikimit ne vazhdim”, “Falsifikimi i dokumenteve” “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”, “Marrja apo asgjësimi i vulave zyrtare, apo shkresave zyrtare” dhe “Ushtrimi i ndikimit në ndihmë”, është anuluar dhe çështja penale, i kthehet gjykatës se shkalles së parë në rigjykim dhe vendim.

Ndërsa sa i përket pjesës refuzuese që ka të bëjë vetëm më veprën penale “Mbajtja në pronësi në kontrolle apo posedim të paautorizuar të armëve” për të akuzuarin F.T., aktgjykimi është vërtetuar. /Telegrafi/

Exit mobile version