Telegrafi

Kthehet në patinazh pas katër vitesh, kishe harruar gjithçka dhe rrezikoi të lëndohet keq (Video)

Madoka Takayama nga Japonia, nuk kishte vizituar ndonjë patinazh për katër vite dhe në momentin që i veshi patinat, mendoi se i di lëvizjet e duhura. Por, 16-vjeçarja kishte harruar gjithçka dhe u rrëzua sapo hyri në akull.

Për më keq, adoleshentja ishte shumë e vendosur dhe dëshironte rrëshqiste, duke u lëkundur dhe përplasur keq disa herë me radhë, transmeton Telegrafi.

Madje, gjatë tërë kohës, e mbante në gojë një çamçakëz, të cilin mund ta përpinte dhe të ngufatej.

Filmimi i postuar më poshtë, tregon eksperiencën e saj të hidhur, që për fat të mirë nuk i shkaktoi ndonjë lëndim serioz. /Telegrafi/

https://youtu.be/boXTrPofk5o