Telegrafi

Kthehet magjiku Coutinho, shënon supergol nga goditja e dënimit (Video)

Liverpooli ka gjetur edhe golin e dytë në ndeshjen e tyre në udhëtim te Leicester City.

Është fantazisti brazilian, Philippe Coutinho, i cili ka shënuar supergol për 2-0.

Goli i Coutinhos erdhi në minutën e 23 nga goditja e dënimit.

Lexo po ashtu Salah kalon Liverpoolin në epërsi ndaj Leicesterit (Video)

Ky gol i brazilianit u shënua nga një distancë rreth 25 metra.

Braziliani asistoi edhe te goli i parë i shënuar nga Mohamed Salah. /Telegrafi/