Site icon Telegrafi

Kthehet huliganizmi në Angli, West Ham ua ndalon hyrjen në stadium 200 tifozëve

Në Angli është kthyer frika e huliganizmit, pas episodeve të dhunshme në derbin londinez, të luajtur të mërkurën e kaluar ndërmjet West Ham dhe Chelsea, në Kupën e Ligës.

Reagimi i parë pas incidenteve erdhi nga klubi i West Hamit, që mori menjëherë masa ndaj 200 tifozëve të tij.

Një tifoz i Chelseat duke kërkuar konfrontim me tifozët e West Hamit

Ndëshkimi ndaj mbështetësve sillet nga ndalim i hyrjes në stadiumin “Olimpik” të Londrës deri në fund të sezonit, ndërsa dënimi më ekstrem ishte përjashtimi përjetë nga ndeshjet e skuadrës. Gjithashtu, nëse incidentet do të përsëriten, “Hammers” do të luajnë me dyer të mbyllura dy ose tre ndeshjet e radhës në shtëpi.

Lexo po ashtu Përleshja e tifozëve që mund tu ketë ikur nga ndeshja West Ham-Chelsea (Foto)

Në këtë mënyrë, futbolli anglez i është përgjigjur me zero tolerancë dhunës në stadiumet e futbollit. Mbarë opinioni u trondit nga ngjarja, kur në fund të sfidës së fituar nga skuadra e Bilic, në sektorin e tifozëve të West Ham shpërthyen grushtet dhe fluturonin stolat, me mbështetësit vendas që tentuan të kalonin murin e krijuar nga forcat e sigurisë, për të depërtuar deri në tribunën ku ishin akomoduar tifozët e Chelsea-t.

Sigurimi i ndeshjes duke tentuar të ndalin përleshjen mes dy tifozërive

Alarmi i parë erdhi prej Kampionatit Evropian në Francë, ku huliganët anglezë ishin protagonistë të përplasjeve të dhunshme me rusët. Pas incidenteve në derbin e Londrës, ku u arrestuan 7 tifozë, ndërsa Federata Angleze nisi hetimet, në lëvizje u vu edhe qeveria.

Një nga tifozët që e pësoi keq nga hedhja e mjeteve të forta

Ministrja e Sportit, Tracey Crouch deklaroi se ndërhyrja ndaj huliganëve duhet të jetë e ashpër, pasi askush nuk dëshiron që të kthehet periudha e errët e viteve ’70-’80.

“Të gjithë ata që u përfshinë në këto ngjarje duhet t’u ndalohet përjetë hyrja në stadium”, ka thënë Crouch. /Supersport/Telegrafi/

Exit mobile version