Cristiano Ronaldo u kthye në Madrid për ta parë nga afër ndeshjen mes Realit dhe Barçës.
Kthimi në shtëpi u prit shumë mirë nga të gjithë, pasi ka qenë vetë lojtari që ka paralajmëruar klubin që do të ishte aty.
Marrëdhënia mes tij dhe Florentino Pérezit, tani është më e mirë se që ka qenë në vitet e fundit.
Presidenti madje shkoi për t’i ofruar atij një vend në zonë ku qëndrojnë kryesia e klubit, por portugezi me mirësjellje refuzoi, duke mos pranuar që të jetë në qendër të vëmendjes, fundja ai është lojtar i Juventusit.
E vërteta është se tani ka harmoni midis presidentit dhe ish-lojtarit të Real Madrid.
Portugezi u largua nga Bernabéu, pas një mikpritje të madhe që mori, plot lumturi dhe më shumë se i kënaqur nga triumfi i ekipit të tij kundër rivalit të përjetshëm.
Our legend Cristiano Ronaldo celebrating Vinicius’ goal ?#ElClasico #HalaMadrid #RMLiga pic.twitter.com/XpRWYn8jC2
— Mahad Daacad (@Mahaddaacad20) March 1, 2020
Për të shmangur problemet pas ndeshjes, ai i la dhjetë minuta e fundit të ndeshjes, duke mos e parë golin e Marianos.
Në Real Madrid, veçanërisht në mesin e drejtuesve, u pëlqeu shumë prania e Ronaldos në EL Clasico, pasi me këtë përfundoi edhe një lloj lufte e ftohtë që filloi me mungesën e sulmuesit për Topin e Artë, që e fitoi Luka Modric. /Telegrafi/