Site icon Telegrafi

Kthehen bisedimet Juventusi – Bayer Munich për Douglas Costan

Juventusi është kthyer fuqishëm për mesfushorin e Bayern Munich, Douglas Costan.  

Juve është shumë e interesuar që të arrijë marrëveshje me klubin gjerman për Costan, ndërsa çmimi i tyre prej 50 milionë eurove nuk ka ndryshuar.

Sport Mediaset shkruan se lojtari dëshiron me çdo kushte të bashkohet me Bianconerët.

Burimet bëjnë të ditur se braziliani kishte dy oferta në tavolinë, atë të Juventusit dhe atë të Interit, ku kjo e fundit ishte më e mirë.

Ai zgjodhi ofertën e Juventusit dhe tani pritet që Bayern Munich të kthehen në tavolinën e bisedimeve. /Telegrafi/

Exit mobile version