Site icon Telegrafi

Aksident në aksin Fushë Krujë-Kamëz, një person në gjendje të rëndë

Një aksident ka ndodhur në aksin e rrugës Fushë Krujë-Kamëz pranë Niklës.

Mësohet se një motor është përplasur me një makinë. Si pasojë e përplasjes është plagosur rëndë drejtuesi i motorit, i cili është dërguar për trajtim mjekësor në spitalin e Traumës.

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit./abcnewsalbania/

Exit mobile version