Site icon Telegrafi

KSHZ: Vetëm 742 persona në vetizolim janë paraqitur për të votuar në zgjedhjet parlamentare

Vetëm 742 persona të infektuar me coronavirus ose vetizoluar kërkuan të votojnë më 13 korrik. Interesimi është ulët, duke marrë parasysh faktin se në vend rreth 5.000 person janë në mjekim shtëpiak ose kanë vendim për vetizolim, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Aplikimet e tyre janë dërguar në komisionet komunale, të cilat do të duhet të kontrollojnë nëse të gjitha plotësojnë kërkesat, domethënë nëse kanë dokumente personale të vlefshme dhe vendim për vetizolim.

Ata qytetarë që do të marrin vendim për vetizolim nga sot nuk do të kenë të drejtë të votojnë.

Të hënën, nuk do të votohet në Haraçinë, Radovish, Çuçer Sandev, Dojran, Qendrën Zhupa, Çashk, Vinica, Gradsko dhe në disa vende të tjera, gjithsej 22 komuna. Deri tek komisionet e tyre nuk ka arritur asnjë paraqitje.

KSHZ u bën apel punonjësve shëndetësorë që duhet të ndihmojnë në shtëpitë e të infektuarve me virus që t’i marrin gjërat seriozisht. Kjo vjen pasi një numër i mjekëve kanë kërkuar që të përjashtohen nga procesi zgjedhor./Telegrafi/

Exit mobile version