Në 3480 vendvotime dhe në 80 komuna në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut të drejtë vote kanë 1.808.131 votues, njofton Telegrafi Maqedoni.
“Tashmë tri orë e gjysmë kanë kaluar pa pengesa”, thonë nga KShZ-ja, ndërsa në komunën e Bogovinës vendvotimi me numër 2073 ka pasur probleme në hapjen e vendvotimit kurse në komunën e Stueniçanit në vendvotimin 2344 deri te mos hapja e këtij vendvotimi ka kaluar 3 orë dhe në këtë vendvotim nuk do të votohet.
Nga Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve (KShZ) thonë se deri në ora 10:00, kanë votuar 80.569 qytetarë apo 6.1 përqind, kurse komunat ku ka dalje më së shumti ka komuna e Prilepit me 11.05%, Sveti Nikollë 11.48%, Makedonski Brod 10.11% dhe Novaci 10.63 %.
Komunat ku ka dalje më të ulët është Bogovina me 1.79%, Dolneni 1.88%, Zhelina 1.82% dhe Likova 0.97%. /Telegrafi/