Komisioni Shtetëror Zgjedhor paralajmëron që të mos publikohen rezultate nga votimet në diasporë, veçanërisht nga Australia, ku votimet atje kanë përfunduar, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Në disa profile dhe faqe në internet po shpërndahen informacione për atë se cila parti çfarë rezultati ka, gjë e cila ndalohet me ligj, për shkak se ato duhet të publikohen së bashku me rezultatet tjera në Maqedoni.
Disa anëtarë të partive politike tanimë kanë shpërndarë në profilet e tyre në Facebook, rezultatet nga votimet në diasporë.
Nga KSHZ thonë se bordet zgjedhore kanë marrë instruksione, që mos të publikohet asnjë rezultat para orës 19 më 11 dhjetor./Telegrafi/