Site icon Telegrafi

KShZ do të kërkojë ndryshim të Kodit zgjedhor

Komisioni shtetëror zgjedhor kërkon shtyrje të zgjedhjeve për shkak të pabarazisë së numrit të votuesve midis njësive zgjedhore, transmeton Telegrafi Maqedoni.

KShZ do të kërkojë nga spikeri Trajko Veljanovski ndryshime në Kodin zgjedhor për shkak të pabarazisë mes njësive zgjedhore. Numri i zgjedhësve në njësinë zgjedhore numër gjashtë është shumë më i madh nga numri i votuesve në njësitë zgjedhore një dhe dy. Në pajtim me Ligjin për zgjedhje, numri i votuesve në të gjithë gjashtë njësitë zgjedhore duhet të jetë përafërsisht i njëjtë. Numri i votuesve nuk guxon të devijojë më tepër se +/- 5% midis dy njësive zgjedhore.

KShZ sot vendosi që nuk ka kushte për mbajtjen e zgjedhjeve në diasporë. Arsyeja është se janë paraqitur vetëm 5.343 votues, ndërsa nevojiten së paku 6.500 votues./Telegrafi/

Exit mobile version