Site icon Telegrafi

KSHZ: Të kënaqur me mbarëvajtjen e zgjedhjeve në diasporë

Me votimin e diasporës, ushtrisë, të burgosurve dhe të molisurit, ka filluar procesi zgjedhor në Maqedoni për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 11 dhjetorit, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Sipas KSHZ-së, dita e sotme e zgjedhjeve ka kaluar majft mirë dhe se janë të gatshëm për ditën e nesërme. Votuesi duhet që në fletëvotim ta rrethojë numrin rendor para bartësit të listës së kandidatëve të partisë që dëshiron ta votojë. Kështu vota do të jetë e vlefshme. Votimi në formë tjetër do të thotë votë e pavlefshme.

Ljupka Guguçevska nga KSHZ-ja thotë se interesimi për vëzhgimin e zgjedhjeve, nga vëzhgeus të brendshëm dhe të jashtëm, si edhe nga mediat, është mjaftë i madh, duke bërë të ditur se KSHZ-ja ka sjellur një kodeks për vëzhgimin e zgjedhjeve dhe u bën thirrje të gjithë të akredituarve që ta respektojnë këtë kodeks./Telegrafi/

Lexo po ashtu Lexo të gjitha lajmet për zgjedhjet e diasporës, të burgosurve dhe të sëmurëve
Exit mobile version