KSHZ sot do të miratojë raportin përfundimtar të rishikimit publik të listës zgjedhore për periudhën nga 23 shkurti deri më 14 mars 2019, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Për zbatimin e zgjedhjeve presidenciale dhe zgjedhjeve të parakohshme për kryetar të komunave të Ohrit, Novo Sellës dhe Dibrës.
Në seancën e sotme KSHZ do të rishikoj edhe kërkesat për marrjen e lejes së vëzhgimit të zgjedhjeve të ardhshme presidenciale, të ngritura nga OSBE, Zyra për Institucione Demokratike dhe të drejtat e Njeriut, Misioni për vëzhgim të zgjedhjeve./Telegrafi/