Gjatë ditës së sotme do të konfirmohet radhitja e kandidatëve në listën e votuese për zgjedhjet e ardhshme presidenciale.
Kryetari i KSHZ-së, Oliver Derkoski konfirmoi se deri tek komisioni kanë arritur tre kandidatura dhe të gjithë kanë dorëzuar minimum 10 mijë nënshkrime.
Derkoski u bëri thirrje kandidatëve që të jenë të përmbajtshëm nga ngjarjet dhe deklaratat publike deri më 1 prill, ditën kur edhe fillon fushata.
Dje në KSHZ u dorëzuan nënshkrimet e kandidatëve Gordana Siljanovska-Davkova dhe Stevo Pendarovski, ndërsa më herët kandidaturën e tij e ka paraqitur Blerim Reka./Telegrafi/