Site icon Telegrafi

KSHZ shqyrton raportin e AMDHP-së

Komisioni shtetëror i zgjedhjeve pranoi zyrtarisht raportin e Agjencisë për mbrojtjen e të dhënave personale, në të cilin thuhet se në KSHZ janë konstatuar disa shkelje të dispozitave për mbrojtjen e të dhënave personale të qytetarëve. Nga KSHZ, thonë se së shpejti do ti përgjigjen Agjencisë.

“KSHZ sot në ora 14.00 e pranoi raportin e kontrollit nga Agjencia për mbrojtjen e të dhënave personale. KSHZ do të japë përgjigje në lidhje me raportin, e në atë moment do të konfirmohen të gjitha çështjet në lidhje me mbrojtjen e të dhënave personale si dhe me hapat e mëtutjeshëm për verifikimin e përgjegjësisë në qoftë se haset në ndonjë parregullsi”, deklarojnë nga KSHZ.

Nga Agjencia për mbrojtjen e të dhënave personale thonë se, nëse KSHZ nuk do të mënjanojë shkeljet e konstatuara sipas afateve të caktuara, atëherë do të ngrenë procedurë për kundërvajtje./Alsat/

Exit mobile version