Site icon Telegrafi

Kjo është dalja deri në ora 13:00, në vendbanimet shqiptare s’ka interes (Foto)

Në konferencën e dytë të Komisioni Shtetëror të Zgjedhjeve (KShZ) thanë se votimi po zhvillohet pa probleme dhe pa pengesa, duke përmendur rastin në një vendvotim në komunën e Studeniçanit, ku është vendosur që të anulohet votimi.

Deri tani nga 75.87% të votuesve të numëruar kanë votuar 284.942 apo 20.45%, njofton Telegrafi Maqedoni.

Komunat me më së shumti votues janë komuna e Prilepit 35.20%, Sveti Nikole 31.21%, Negotino 29.02%, Probishtip 30.60% Rakmkovec 30.63%,  Demir Kapi 32.75%, Kratovë 30.53% dhe Veçani 29.54%.

Komuna me dalje më të ulët të qytetarëve është komuna e Likovës me 5.43% Zhelina 6.62% dhe komuna e  Vrapçishtit 7.5%./Telegrafi/

Exit mobile version