Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve ka publikuar video manual për edukimin e anëtarëve të saj në Komisionet Komunale Zgjedhore dhe të Këshillave Zgjedhore për zbatimin e votimit jashtë vendit për zgjedhjet e ardhshme presidenciale.
Në videon dhe në manualin e parashtruar ka orientime dhe informacione për komisionet edhe organet zgjedhore të cilat do t’i zbatojnë proceset e votimit.
Kryetari i KSHZ-së Oliver Derkoski tha se qëllimi i manualit, është që të ndihmojë në plotësimin e ligjshëm, cilësor, profesional dhe në kohë të të gjitha aktiviteteve që dalin nga kompetencat e organeve zgjedhore të parashikuara me rregullativën zgjedhore.
Ndryshe, zgjedhjet presidenciale do të mbahen më 21 prill, ndërsa në garë janë Blerim Reka, Gordana Siljanovska dhe Stevo Pendarovski./Telegrafi/